Pasditen e sotme në lokalin e Gaz Demit, njërit nga njerëzit e afërt të Ramës, mendohet të ketë qenë ish deputeti Saimir Tahiri. Në ambientit e jashtme të lokalit të tij në zonën e ish bllokut ndodhej makina e Tahirit, kur pranë saj qëndronjnë dy shoqëruesit e tij.
Nuk dihet saktësisht nëse ish deputeti ka qenë apo jo në takim me Gaz Demin, por mësohet se Presidenti i Partizanit ndodhej në ambientet e pasme të lokalit(nuk shihej nga kalimtarët).
Nga foto mund të dallohet lehtësisht prezenca e automjetit të tij përballë biznesit të Demit dhe shoqëruesit të cilët qëndrojnë në trotuar.
Ndërsa ky lokal frekuentohet shpesh edhe nga Olsi Rama, i cili është vëllai i Edi Ramës. Po ashtu, njihet tashmë miqësia që Demi ka me Tahirin, ndërsa nuk dihet nëse ditën e sotme ka pasur ndonjë takim mes të treve.