Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme një video nga takimi që Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka pasur në Vlorë.
Në turin e ashtuquajtur ‘’llogaridhënies”, qytetarët e Orikumit i kanë kërkuar llogari Gjiknurit për premtimet e pambajtuara të qeverisë.
“Hajduteve me pushtet nuk do kush t'u shohe surratin! Ja çfare i bejne qytetaret e Orikumit ne ndegjese famozit Damjan Gjiknurit dhe Dritzi Lelit. Nderim per qytetaret e Orikumit per qendrimin e tyre te guximshem e dinjitoz! Sb”, -shkruan Berisha, duke publikuar videon e takimit.