Një minator ka humbur jetën gjatë punës ditën e djeshme në minierën e Bulqizë.
Sipas raportimit të policisë bëhet fjalë për minatorin Medi Hidri 62 vjeç. Mësohet se minatorin e ka zënë një masiv shkëmbor duke i marrë jetën.
Kjo tragjedi ka bërë që deputeti i LSI, Perparim Spahiu të reagojë përmes një postimi në rrjetin social “facebook” ku ka thënë se një tjetër jetë humbet e nga kryeministri s’ka asnjë reagim, “Një tjetër jetë e humbur në minierën e Bulqizës. Asnjë fjalë nga Kryeministri, as ngushëllimi i rastit..”
Postimi i plotë:
Një tjetër jetë e humbur në minierën e Bulqizës.
Asnjë fjalë nga Kryeministri, as ngushëllimi i rastit..
Asnjë fjalë Ministria e linjës, as ngushëllimi i rastit..
Por më e rrënda, asnjë fjalë nga Ministrja e Shëndetësisë, e ndodhur në të njëjtën ditë në Bulqizë, për “të dëgjuar e bashkëqeverisur me qytetarët”.
Prej saj nuk desha të dëgjoj ngushëllime, por minimalisht dy fjalë për gjëndjen skandaloze të spitalit të Bulqizës dhe mbase dy fjalë të tjera për Statusin e Minatorit si Ministre edhe e Mirëqënies….
Unë ngushëlloj familjen me lutjen në Zot që të mos ketë më raste vdekje as në Bulqizë e as në të gjithë minierat e tjera…