Sot u "arrestua" ministri i Ramës, jo ish-deputeti i pavarur Tahiri

Saturday, 12 May 2018 20:10

"Vendimi për Tahirin nuk komentohet dhe është histori e drejtësisë" kështu e ka komentuar kryeministri Edi Rama lënien në "arrest shtëpie" të Sajmir Tahirit pas akuzave të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe bashkëpunim me grupin e strukturuar kriminal "Habilaj". Që hetimi është atribut i drejtësisë këtë e di i madh e i vogël, por që kjo të kalohet nga Rama si një ngjarje pa histori nuk ka të madh a të vogël ta pranojë. 

Sajmir Tahiri nuk është një ish-deputet i pavarur që javën e kaluar dha dorëheqje nga mandati. Sajmir Tahiri është ish-deputet i Partisë Socialiste.

Madje ai edhe sot është ish-Ministri i Brendshëm, i njëjti person që Rama e quante "reformatori", "simboli", "shembulli", "ministri që duam" i qeverisë "Rama 1". 

Tahiri nuk është ish-deputeti, Tahiri,ndonëse Rama e fsheh, është ish-kryetari i PS-së për Tiranën.

Rama e quan ish-deputeti i pavarur, por Tahiri është drejtuesi i listës së kandidatëve të kryeqytetit dhe njeriu që sponsorizoi fushatën e socialistëve në zgjedhjet e 23 Qershorit 2017.

Dhe për kontributin që ai ka dhënë, mbajtjen në pushtet të Ramës me lekët e kanabisit, kryeministri nuk mund t'u thotë shqiptarëve se narkotrafikanti është ish-deputeti i pavarur.

Rama është po aq përgjegjës sa Tahiri për akuzat e trafikut të drogës dhe për akuzat e kanabizimit të vendit.

Modifikuar më Saturday, 12 May 2018 20:19
Login to post comments