Skandale që mbulojnë skandalet!

Diel, 13 May 2018 21:53

Që kur Edi Rama erdhi në pushtet, skandalet nuk i janë ndarë qeverisë së tij. Madje nëse duhet të gjykojmë mbi kriteret se kush duhet të jetë Kryeministër, skandali më i madh është ardhja e tij në pushtet. Pasi e mori qeverinë, Rama nisi të qeveriste me skandale të mëdha, ku më kryesori është ai i përfshirjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, në trafikun e drogës me grupin e Habilajve.

Në fakt, përfshirja e tij në këtë grup dhe kanabizimi i Shqipërisë, ka qenë ide dhe projekt i Edi Ramës. Rama mendoi se nuk do të zbulohej në këtë përfshirje, dhe të njëjtën gjë kishte parasysh edhe Saimir Tahiri kur mori këtë projekt përsipër. Edhe pse opozita nuk kishte ditë që të mos denonconte trafikun e drogës, qeveria e mohonte.

Ishte PD-ja, e cila denoncoi në Parlament se në Shqipëri po trafikohej drogë me avionë, por Rama doli në foltore dhe tha se janë për dezinsektim. Nuk kaluan shumë ditë, kur në Divjakë u kap avioni i ardhur nga Italia për të marrë drogë në Shqipëri. Skandal i vërtetë, shumë zhurmë u bë, por u mbyll...pasi plasi një skandal tjetër. Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se në grupin e laboratorit të drogës së kapur në Xibrakë, ishte i përfshirë edhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama.

Por, pasi u fol disa javë për këtë denoncim të rëndë, skandali tjetër erdhi nga Itali. Bëhej fjalë as më shumë e as më pak, por për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, i cili kishte dalë në përgjimet e grupit të kushërinjve të tij, që prej disa vitesh ishin marrë me trafikun e drogës.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, me prova të qartë, kërkoi arrestimin e ish-ministrit, por Rama e bllokoi nismën e organit të akuzës, duke mos i hequr imunitetin në Kuvend. Vendimi i PS dhe Ramës, ishte një skandal i madh, pasoja e të cilit po ndihen edhe sot, ku gjermanët shumë herë e sjellin si rast të mos funksionimit të drejtësisë, duke u bërë edhe problem për çeljen e negociatave.

Skandali i Tahirit u mbulua me një skandal më të madh. Emërimi në krye të organit të akuzës të Arta Markut vetëm me votat e PS-së, duke e kthyer Ramën kështu edhe Kryeprokuror.

Skandali më i fundit, është ai i vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, për të cilin opozita ka publikuar dokumente, ku vërtetojnë se ai është i dënuar në Itali me 7 vite burg. Opozita ka shkuar më tej, ku ka hedhur akuza të forta se Xhafaj, që në detyrat që ka pasur, e ka mbrojtur vëllain e tij, Agron Xhafajn.

Për të mbuluar këtë skandal, Kryeprokurori Rama, që bën edhe gjykatësin herë pas here, vendosi që të lërë në ‘arrest shtëpie’ Saimir Tahirin.

Vëmendja u largua nga Xhafaj, dhe është kthyer tek Tahiri. Por duket jo për shumë kohë, pasi po mendohet që edhe Taulant Balla të bëhet ministër nga Rama. Për Ballën, dihet se ka dosje pafund, por duket se Rama është i apasionuar pas njerëzve me dosje. /55News.al/

Modifikuar më Diel, 13 May 2018 22:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...