Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është nën akuzë për trafik droge dhe korrupsion pasiv ka shkuar ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë.
Por në vend që Tahiri të shkonte si i pandehur, policia i kishte rezervuar një pritje madhështore, ku shoqërohej me eskortë.
Jo vetëm kaq, por policët që e shoqëronin ishin mjaft të zellshëm ndaj tij, duke i shkuar para-mbrapa sikur ai të mos ishte kriminel që po del para gjykatës, por mbret që po shkonte në ndonjë paradë.
Sapo zbriti nga makina e policisë, Tahiri u përqafuar me policen, e cila e priste me buzëqeshje dhe e lumtur që po takonte ish-ministrin e drogës.
Në fakt kjo është policia që Tahiri kishte ngritur, policia e drogës dhe e shërbimit ndaj tij. Kjo gjë u pa edhe ditën e stome, ku polici që duam e Tahiri është ende në shërbim të tij.
Në vend që Saimir Tahiri të shkonte në gjykatë me pranga në duar, ai u prit si hero. Hero që nën drejtimin e tij, Shqipëria u kanabizua.
Në asnjë vend të botës nuk ndodh që një ish-ministër që është duke u hetuar për trafik droge, dhe pjesë e një grupi kriminal, të pritet me ceremoni nga policia në gjykatë.
Është e qartë se edhe pse Tahiri është larguar, policia mbetet ende e inkriminuar dhe që u shërben trafikantëve dhe kriminel. /55News.al/