Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar ditën e sotme arsyen pse analisti Skënder Minxhozi ka dalë hapur në mbrojtje të ministrit të Brendshëm, vëllai i të cilit është kapur duke folur dhe bërë pazare me një trafikant droge.
Në një status në profilin e tij në Facebook, Berisha thotë se Minxhozi e mbron Xhafajn, pasi një javë më parë, gruaja e tij është bërë zv/drejtoreshë tek ISKSH.
Statusi i Berishes:
Ja si i kane mberthyer familjet mafioze qeveritare mediat!
Qytetari dixhital denoncon:
Mbrojtjen fanatike ne konflikt te hapur interesi nga gazetari te Fatzi Xhafes!
Lexoni mesazhin e tij. sb
“Pershendetje doktor, po shifja kete emisjonin e sokol balles te vizion plus dhe degjoja ate gazetarin minxhozi qe mbronte me mish e me shpirt fatmir xhafen.Doja ti thoja: mbroj o zotri mbroje se vetem para 1 jave gruan tende e beri zv drejtoresh te pergjithsme te ISKSH i vegla dhe hajduti i xhafes drejtori pergjithshem eduart ahmeti.mbroje se ne sht do te sjell miliona ajo.Faleminers”