×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Opozita në protesta deri në dorëheqjen e Xhafës, bllokim seancës të enjten

Tuesday, 15 May 2018 13:15

Gjatë ditës së sotme përfaqësuesit e opozitës në komisionet parlamentare nuk lejuan të punohej sipas rendit të ditës pasi kërkuan që fillimisht të dorëhiqet ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas publikimit të audios së vëllait.

Ndërsa gjatë mbledhjes së grupit të PD-së është marrë vendimi që nesër të nisin protestat deri në rrëzimin e Fatmir Xhafës.

Gjatë takimit që kreu i PD-së Lulzim Basha pati me aleatët e tij parlamentarë u mor vendimi që nesër opozita të protestojë para Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar dorëheqjen e Fatmir Xhafaj.

Ndërsa ditën e enjten opozita nuk do të lejojë seancë normale, ku kanë paralajmëruar bllokimin e punimeve të Kuvendit, njësoj si javën e kaluar.

 

Login to post comments