400 milionë euro drogë drejt Gjermanisë ndërkohë që presim një ‘po’ për negociatat

Tuesday, 15 May 2018 12:59

Ka mbetur pak më shumë se  një muaj nga vendimi shumë i rëndësishëm i Këshillit Evropian për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Prej vendeve që historikisht kanë qenë skeptike për Shqipërinë këtë vit i është shtuar edhe Gjermania, e cila gjithnjë ka qenë një mbështetëse e madhe. Të shumta kanë qenë akuzat e qeverisë drejtuar opozitës, se gjoja ajo ka ndikuar në vendimin negativ nga ana e qeverisë gjermane.

Por në fakt arsyeja është shumë e qartë. Jo me larg se pak orë më përpara pas një super-operacioni që çoi në arrestimin e një bande shqiptare u kapën rreth 1 ton kokainë

Gazeta Bild shkruan se kjo bandë mendohet se ka trafikuar 1.8 ton kokainë me vlerë 400 milionë euro. Gjermania, lokomotivë e familjes evropiane dhe si vendi me përgjegjësinë më të madhe në BE, nuk mund të lejojë hapjen e negociatave me qeverinë e një vendi që eskporton pa fund drogë. Dhe qeveria gjermane e di mirë. Kaq shumë lëndë narkotike nuk mund të trafikohen pa mbështetje qeveritare. /55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 14:10
Login to post comments