×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Gjykata jep vendimin për Saimir Tahirin

Tuesday, 15 May 2018 13:26

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

Gjykata ka vendosur të njëjtën masë sigurie, atë ‘arrest shtëpie’, edhe pse Prokuroria kishte prova të qarta për të vendosur arrest me burg për të.

Në një dalje për mediat, avokati Maks Haxha ka mbrojtur ish-ministrin që është nën hetim për trafik droge dhe korrupsion.

Ai është shprehur se Prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë të re. Por prokurori Besim Hajdarmataj, ka bërë me dije se është e provuar se Tahiri është takuar me kushëriri e tij, me të cilin edhe bënte trafikun e dogës.

Ajo që ra në sy ishte sjellja e policisë ndaj ish-ministrit të drogës, të cilët e priten me puthje dhe përqafime.

Një rast i turpshme që vërteton edhe një herë se policia është e inkriminuar dhe shërbëtore e ministrit të drogës.

Vendimi i sotëm vërteton edhe një herë se gjykata është e kapur nga Edi Rama, i cili për të mbrojtur vetën urdhëroi vendosjen e arrestit në shtëpi për Tahirin.

Po ashtu, vendimi i gjykatës bie në kontrast me vendimin për kuksianët, të cilët vetëm se protestuan me të drejtë kundër vendosjes së taksë në rrugën e Kombit, u lanë në burg.

Ndërsa, për Tahirin edhe pse ka prova të qarta se ka qenë i implikuar në trafikun e drogës, gjykata e lë me pushime në shtëpi.

/55News.al/

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 13:39
Login to post comments