Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të jetë nesër i pranishëm në Sofje ku do të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Europiane, që do të zhvillojë punimet të mërkurën.
Basha do të kërkojë mbështetjen e PPE-së, grupimit më të madh politik në Parlamentin Europian, për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Gjithashtu kreu i opozitës pritet të ketë disa takime me personalitetet pjesëmarrëse në këtë Samit.