Hadarmataj di shumë për Tahirin. Ironitë dhe përplasjet, çfarë nuk u pa sot nga publiku

Tuesday, 15 May 2018 18:05

Përballja e sotme Tahiri- Hadarmataj tregoi qartë pse i gjithë pushteti i Ramës është vendosur kundër prokurorit që ka në dorë dosjen që fundos jo vetëm ish ministrin e Brendshëm por edhe drejtuesin e qeverisë.

Hadarmataj di shumë gjëra për lidhjet e Tahirit dhe Habilajve e për këtë prej kohësh janë bërë pëërpjekje për ta frikësuar prokurorin.

Fillimisht media publikoi fakte se familjarët e prokurorëve që po hetojnë dosjen “Habilaj” janë kërcënuar.  

Më pas dy prokurorët që urdhëruan arrestimin e Sajmir Tahirit dhe që kërkuan të zbërthenin aktivitetin e bandës “Habilaj”, u vubnë nën hetim. Pavarësisht se firmën për ekstradimin e paligjshëm të Nezar Seitaj e vendosën Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nën hetim janë dy prokurorët e Krimeve të Renda. Ky hetim ndaj prokurorëve të dosjes “Tahiri” nuk mund të konsiderohet gjë tjetër, përveçse presion ndaj tyre.

Dhe së fundmi erdhi urdhëri i Prokurores së Përkohshme Arta Markut për të shkarkuar Besim Hadarmatajn nga pozicioni i kreut të Prokurorisë së Krimeve të Renda.

Njohja Tahiri-Hadarmataj shkon edhe më përpara, përplasja e tyre ka qenë në vitin 2016 ku Tahiri dyshohet të ketë publikuar të dhëna sekrete hetimore për avionin që ra në Ishëm me pilot Guido Guidi. Atë kohë u mendua edhe një arrestim i mundshëm i Tahirit, por imuniteti i deputetit qendronte si mburojë përballë prokurorëve.

Për të ardhur te përballja e sotme në Gjykatën e Kruimeve të Renda. Seanca vijoi me dyer të mbyllura për kamerat.

Sajmir Tahiri ka qenë vazhdimisht i stresuar dhe herë herë e ka ngritur tonin jo vetëm përballë Prokurorit Hadarmataj por edhe gjyqtares.

Emri i Sokol Bodes, ish-drejtori i Postës në Dhërmi për të cilin Prokuroria ka lëshuar urdhër-arrest është përmendur edhe sot gjatë seancës gjyqësore te Krimet e Rënda ku po vlerësohej masa për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Prokurori Besim Hajdarmataj tha se ndonëse për të ka pasur prova që ishte një nga personat që ruante drogën e Habilajve, ai arriti të qëndronte tre vite në detyrën e drejtorit të Postës së Dhërmiut.

“Unë u shkarkova, nuk munda të qëndroj tre vite në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda”,- ka ironizuar me tej Hajdarmataj, teksa kërkonte të gozhdonte ish-ministrin me provën e re, atë të emërimit të Bodes, në një post kyç.

I bindur që Saimir Tahiri duhet të ishte në burg, prokurori nuk ka nguruar të deklarojë në sallën e gjyqit që ai përbën rrezik për prishjen e provave.

Nga ana tjetër ish-ministri është parë të replikojë me gjykatësen dhe të thotë se për të ishte e njëjta gjë si masa arrest me burg ashtu edhe arrest shtëpie.

Login to post comments