×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Protestat, Gjosha: Prezenca e opozitës për të mos u përsëritur ajo që ndodhi në Rrugën e Kombit

Premte, 06 Prill 2018 17:01

Deputetja e LSI, Klajda Gjosha tha se prezenca e opozitës në protestën e djeshme ishte për të mos përsëritur atë që ndodhi në Kukës.

E ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Gjosha tha se nëse protesta i lihet në dorë qytetarëve dhe opozitë nuk ndërhyn situata mund të jetë shumë herë më e keqe sesa ajo që ndodhi në Rrugën e Kombit.

Gjosha: Prezenca e opozitës edhe ditën e djeshme në bllokimin e 4 akseve rrugore në të gjithë vendin në fakt ishte edhe për të ndalur atë që ndodhi në Kukës. Gjithmonë prezenca e politikanë qetëson situata. Nëse do t'i lihet në dorë qytetarëve të jeni të bindur që situata do të jetë shumë herë më e keqe sesa ajo që pamë të ndodhte  në rrugën e Kombit. Urojmë që mos të ndodhë.

Gjosha tha se protesta e djeshme ishte vetëm fillimi i një sërë protestash. Ndërsa theksoi se ajo që ndodhi në Kukës i zgjoi të gjithë.

Gjosha: Ishte vetëm fillimi i një sërë protestash që do të vazhdojnë në të gjithë vendin. Nukë shtë një kërkesë e ardhur nga opozita, mosbindja civile ka ardhur nga qytetarët.

Ajo cka ndodhi në Kukës ishte një reflektim  shuimë i madh që duhet ti ndodhë politikës shqiptare aq më tepër opozitës.

Opozita për disa kohë jo se kishte rënë në gjumë, por po mundohej të analizonte mirë situatën. Kukësi ishte një alarm për të gjithë ne që na zgjoi dhe na bëri të kuptonin që ne duhet të ndiqnim qytetarët sepse thirrja e tyre ishte një revoltë e brendshme që mund të shpërthente shumë herë më keq.

Login to post comments