Pemët janë tharë e shumë rrugë s’kanë korsi biçikletash, Lali Eri vazhdon propagandën (foto)

Tuesday, 15 May 2018 19:04

Propaganda e Lali Erit për mbjelljen e pemëve në kryeqytet vazhdon rrugën e saj edhe pse faktet tregojnë krejt të kundërt.

Ditën e djeshme 55news.al raportoi se përveçse numri i pemëve të mbjella, shifër e deklaruar nga kryebashkiaku është e rremë, por edhe  ato pak që realisht janë mbjellë po thahen.

Nga fotot të siguruar duket fare qartë se pemët pas Casa Italias janë tharë.

Megjithatë Lali Erit nuk ja ndjen aspak për këto fakte dhe në një takim me dhjetëra studentë holandezë Tirana është duke e përmirësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit.

Ai ka propagandur kryesisht për lehtësinë e lëvizjes me biçikleta, por edhe kjo është një gënjeshtër tjetër pasi shumë rrugë të Tiranës nuk kanë korsi biçikletash.

55

551

Login to post comments