E mërkura, dita e protestës kundër mafias në Ministrinë e Brendshme

Tuesday, 15 May 2018 22:50

Opozita është e vendosur që t’i shkojë deri në fund çështjes së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.

Prej një jave, PD ka nisur një sulm frontal ndaj Xhafajt, ku ky sulmi kishte kulmin ditën e djeshme ku u publikua një audio-përgjim për vëllain e tij, Agron Xhafajn.

Pas publikimit të përgjimeve, në media është folur se Xhafaj i ka paraqitur dorëheqjen, e megjithatë deri tani nuk kemi asgjë konkrete.

Kreu i PD-së Lulzim Basha mblodhi ditën e sotme aleatët, ku u vendos për të protestuar nesër para Ministrisë së Brendshme, ku prej disa ditësh qëndron e heshtur si asnjëherë më parë.

Me pankarta në duar, simpatizantë të PD-së dhe LSI-së do kërkojnë largimin e tij nga detyra, ndërsa i pranishëm nuk do të jetë Lulzim Basha pasi është nisur drejt Sofjes për të marrë pjesë në samitin e PPE.

Protesta do të mbahet në orën 12:00, vetëm një orë para se kryeministri Edi Rama, në një mbledhje të jashtëzakonshme me grupin e PS-së do të flasë për herë të parë për këto akuza.

Por e enjtja do të jetë ditëae përplasjes së madhe mes PD-së dhe PS, ku pritet që seanca parlamentare të shoqërohet me debate të forta.

Opozita tashmë e ka paralajmëruar se nuk do të ketë seanca normale, deri në largimin e Xhafajt nga detyra.

Partia Demokratike ka bërë me dije se Agron Xhafaj është dënuar me 7 vite burg për trafik droge, ndërsa ai është ndihmuar nga vëllai i tij, Fatmir Xhafaj për të mos kryer këtë dënim.

Opozita ka hedhur akuza të forta ndaj Xhafajt se për të shpëtuar vëllain e tij, kur ishte në krye të Komisionit të Reformës në Drejtësi ka ndryshuar nenin që flet për ekstradimet.

Modifikuar më Premte, 25 May 2018 21:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...