Qeveria rrit varferinë, ul shpenzimet për ndihmën ekonomike me 3.8%

E mërkurë, 16 May 2018 08:57

Shpenzimet për fondet e ndihmës ekonomike pësuan ulje me 3.8% në tremujorin e parë të 2018 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 prej skemës së re të shpërndarjes që nëpërmjet një klasifikimi të ri përjashtoi me qindra familje nga skema.
Reagimi i familjeve të përjashtuara, një problem i njohur tashmë edhe në opinionin publik, është reflektuar edhe në fondet buxhetore të cilat kanë rezultuar me kursim gjatë periudhës janar-mars 2018. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, për tremujorin e parë, u shpërndanë si ndihmë ekonomike për familjet e varfëra 4.4 miliardë lekë me një kursim prej më shumë se 1.3 milionë eurosh në krahasim me vitin e kaluar.
Aplikimi i sistemit të ri informatik në ndarjen e ndihmës ekonomike ka krijuar konfuzion dhe, në shumë raste, ka përjashtuar shtresat vulnerabile nga kjo ndihmë, e cila edhe për familjet përfituese është shumë më e ulët se minimumi jetik në vend.
Problematika u referua në Kuvendin e Shqipërisë nga Avokati i Popullit, sipas të cilit sistemi për përfitimin e ndihmës ekonomike duket se ka krijuar konfuzion dhe shqetësim të madh për qytetarët.Sipas familjeve në nevojë, problemet fillojnë që nga përjashtimi në mënyrë të padrejtë nga ndihma ekonomike deri tek ulja e shumës së parave në shifra qesharake. Për familjet, me të ardhura minimale për jetën, ndihma ekonomike është i vetmi burim financiar për të përballuar shpenzimet e jetesës.
Ajo që përbën një problem kryesor dhe lehtësisht të evidentueshëm, sipas Avokatit është se: masa e ndihmës ekonomike është shumë e ulët dhe thuajse e papërfillshme në raport me shpenzimet mujore më të domosdoshme që i duhen familjes, ose një individi të vetëm për të mbijetuar, e jo më pastaj për të konsideruar për dinjitet dhe integrim në shoqëri.
Për shkak të një politike shtrënguese fiskale kur shpenzimet sociale janë racionalizuar është prekur edhe fondi i ndihmës ekonomike, i cili është ulur ndjeshëm në raport me vitet 2013-2014.Në tremujorin e parë të këtij viti, shpenzimet e qeverisë për ndihmën ekonomike janë 32% më të ulta se në mandatin e parë të vitit të parë te qeverisës së maxhorancës. Monitor

ndihma.jpeg

Modifikuar më E mërkurë, 16 May 2018 09:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...