Raportuesi për Shqipërinë në grupin CDU: Ngërç, në luftën kundër krimit të organizuar

E mërkurë, 16 May 2018 09:54

Në një tryezë të rrumbullakët në ambientet e Parlamentit Gjerman u debatua rreth hapjes së negociatave me Shqipërinë. Debati nxori në pah dallimet mes partive të koalicionit qeverisës.

Thorsten Frei, raportuesi për Shqipërinë në grupin  parlamentar CDU/CSU:  Frei tha se rezultatet e Vettingut, që deri tani ka pasur vetëm pesë procese, nuk mund të shihen ende. Veç të tjerash Frei përmendi edhe tema të tjera, që ende nuk po zgjidhen, siç është reforma zgjedhore dhe lufta kundër krimit të organizuar: "Janë bërë përparime në luftimin e kultivimit të drogës, por jo në tregtinë me të,” vuri re ai. Grupi parlamentar i tij do ta caktojë së bashku me  partinë tjetër të koalicionit, SPD, një pozicion deri në qershor, me të cilin do të prezantohet kancelarja gjermane në samitin e Brukselit, në fund të qershorit. Për Manuel Sarrazin-in, momenti i tanishëm është shumë i përshtatshëm: "Nëse nuk hapen tani, do të ketë një periudhë pauze të gjatë”,  tha deputeti i të Gjelbërve, i cili ishte edhe njëri prej  organizatorëve kryesorë të takimit. Sipas Sarrazinit mekanizmi i perspektivës europiane është i vetmi mekanizëm efektiv për reformat dhe ngritjen e institucioneve demokratike.

Modifikuar më E mërkurë, 16 May 2018 10:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...