Ditari i manipulimit të Kodit të Procedurës Penale‎

E mërkurë, 16 May 2018 10:06

Nga Oerd Bylykbashi

Apo si hilet e Xhafajt ia kalojne atyre te Xhafarit te Aladinit)

1- Koha kur mosekstradimi ishte streha ‎e krimineleve
Para vitit 2008, Shqipëria nuk ekstradonte shtetas te saj ne Itali sepse nuk kishte marrëveshje dypaleshe. Ne vitin 2008 u miratua kjo marrëveshje. Nuk kishte me pengese per te ekstraduar kriminelet.‎ Ne qeveri ishte PD qe bënte çmos per integrimin europian, NATO-n dhe liberalizim vizash.
2- Fundi i ‎imunitetit dhe strehes se krimineleve te a
Deri ne vitin 2013, kur PD doli ne opozite, germa "f" e nenit 491 te Kodit te Procedures Penale ndalonte ekstradimin nese nuk kishte marreveshje ekstradimi. Por meqe me Italine ‎tashme kishim marreveshje, ky nen nuk do ta pengonte ekstradimin e vellait te Fatmir Xhafajt qe ishte denuar ne 2012 sapo te kerkohej nga Italia.‎ Asokoke, Xhafaj thoshte publikisht per te vellain: "ishte nje adoleshent (vetem 27 vjecar!!) qe u gjet ne vendin e gabuar ne kohen e gabuar". A thua se kishte bere aksident rrugor dhe nuk kishte qene kapo i nje rrjeti kokaine ne Bolonja.
3 - Kur Xhafaj nuk kontrollonte ende LSI‎ dhe i vellai rrezikonte ekstradimin
Ne vitin 2014, ekspertet e Ministrise se Drejtesise qe ne ate kohe drejtohej nga LSI (dhe xhafaj nuk kishte akses), perfunduan draftin e ndryshimeve ne Kodin e Procedures Penale, por neni 491 nuk prekej serish, pra konsideroj ne rregull e ne perputhje me Konventen ashtu sic ishte.‎ Ne ato kushte Agron Xhafaj rrezikonte ekstradimin. ‎Ne ate kohe nuk ishte ngritur ende Komisioni i Reformes ne Drejtesi ku Fatmir Xhafaj e shpalli veten zot te tij e ku kishte dy vota nderkohe qe anetaret kishin vetem nje vote.‎ Ky eshte link i projektligjit te viti 2014 qe nuk u soll kurre ne Kuvend, qe gjendet sot e kesaj dite ne faqen e Ministrise se Drejtesise e qe pas ketij postimi mund te fshihet me urgjence nga Ministrja Gjoni:
http://www.drejtesia.gov.al/…/kodi-i-procedures-penale-i-nd…
4 - Xhafaj merr kontrollin e Reformes
‎Ne vitin 2015 u ngrit Komisioni i Reformes ne Drejtesi, me kryetar te plotfuqishem Fatmir Xhafajn i cili beri cmos dhe nxori nga loja dhe nga Reforma Ministrine e Drejtesise qe nuk kontrollohej prej tij. Kete fakt e dine te gjithe, majtas e djathtas. Por grupi i punes ne varesine totale te Xhafajt i cili hartoi dokumentin e nevojave per te nderhyre ne fushen e drejtesise penale, serish nuk e pa te nevojshem ndryshimin e nenit 491, qofte edhe per ta pershtatur me Konventen Europiane te Ekstradimeve. Askush nuk kishte pretenduar se neni 491 ishte ne kundershtim me Konventen. Prova per kete jane dokumentat parlamentare te shperndare per Komisonin e Reformes ne Drejtesi ne ate kohe.
5 - Xhafajt i vjen "fati i mire" ne dore, por ia le ne dore Hysit
Me 22 korrik 2016 miratohet me konsensus reforma kushtetuese. Ne dhjetor 2016, pasi opozita u largua nga Komisioni i Reformes ne Drejtesi si pasoje e shkeljes se marveshjes per Kushtetuten, Fatmirit i erdhi zogu ne dore perfundimisht. Detyra i jepet deputetes se PS Vasilika Hysi qe paraqet projektligjin e ndryshimeve ne Kodin e Procedures ne komisionin e Fatmirit. Ne kete projektligj, per here te pare kerkohej qe ne nenin 491, germa "f" te ndryshohej duke mos kerkuar me per ekstradimin marrveshjen nderkombetare sic ishte ne ligjin ne fuqi, por "marrveshjen" me kriminelin e denuar. Propozimi ne dukje naiv (por aspak i tille) i Vasilika Hysit kerkonte qe per te bere ekstradimin duhej te merrej pelqimi i te denuarit. Pra konkretisht, qe te ekstradohej Agron Xhafaj, duhej qe ai vete te jepte pelqimin, perndryshe refuzohej ekstradimi (ja nje skenar i mundshem - Shteti: te lutem a je dakord te ekstradohesh? Ai: Ik ore mbushu! Shteti: Oh, me falni zoti i denuar/biznesmen). Absurde dhe tragjikomike!
6 - Xhafaj pervesh menget vete‎, i zoti e nxjerr gomarin nga balta‎
Ne janar 2017, me propozim te Fatmir Xhafajt u mbyll Komisioni i Reformes ne Drejtesi. E gjithe pjesa e mbetur e Reformes, perfshire Kodin e Procedures Penale kaloi te Komisioni i Ligjeve ku Fatmiri ishte vete zot e vete shkop.‎
7 - Beje mire, beje vete
Ne shkurt 2017 therret nje seance konsultimi publik per Kodin. Versioni i paraqitur ishte ai me nenin 491 sipas Vasilka Hysit. Asgje nuk ndryshon‎, dhe neni 491 mbetet sic ishte propozuar ne dhjetor 2016.
Ne Mars 2017, projektligji i Kodit te Procedures Penale shkon ne Komisionin e Ligjeve te Fatmirit‎, njesoj sic e kishte propozuar Vasilika ne dhjetor 2016, bashke me nenin "te lutem Agron a na e jep pelqimin per ekstradim?" Debatet e dokumentuara ne procesverbalin zyrtar, tregojne qe nuk ka asnje propozim alternativ dhe ne vote hidhet versioni i propozuar nga znj. Hysi. Ky propozim miratohet. Pas miratimit ai nuk mund te ndryshoje pervecse me amendament ne seance.
8 - Uliksi i grekeve u kaloi kalin poshte porte grekeve, Uliksi i ligjeve ‎te rreshket draftin poshte tavoline, Ulsi rri e shikon
Drafti i Kodit shkon per votim ne seance plenare me firmen e Fatmir Xhafajt. Por neni 491 nuk eshte me ai i znj. Hysi i miratuar nga Komisioni, por nje nen ku ne vend te pelqimit te kriminelit sic propozonte deputetja Hysi, tashme kerkohet qe shteti qe kerkon ekstradimin te garantoje qe i denuari ne mungese do te rigjykohet.
9 - Xhafaj turperon me ligj sistemet gjyqesore te Italise, SHBA dhe Mbreterise se Bashkuar qe kane marveshje ekstradimi me Shqiperine
Amendamenti Xhafaj konsideron apriori se shtetet perendimore shkelin te drejtat e te denuarve. Pra ne rastin Xhafaj, edhe pasi Gjykata e Kasacionit, gjykata supreme italiane, pas tre shkallesh gjykimi dhe pasi ka ekzaminuar cdo prove dhe kerkese te avokateve te Agronit, u dashka te zotohet qe do te beje nul gjithe ate gjykim dhe do ta rigjykoje Agronin. Meqe kjo eshte poshteruese per Italine dhe cdo shtet tjeter normal, sigurisht eshte e sigurt qe nje garanci e tille nuk do te vinte kurre per Agronin. Dhe ja pra se si me ligjin e bere nga Fatmiri, ekstradimi i tij nuk do te behej kurre. Njesoj do te ndodhte nese ekstradimin do ta kerkonte SHBA apo Mbreteria e Bashkuar.‎
10 - Usta jo shaka!
Qe te ekstradohet krimineli i denuar ne mungese duhet te marre garanci se do rigjykohet, perndryshe s'ka ekstradim! E zgjuar apo jo? Madje duket me bukur, me elegante dhe me "ligjore" se ajo ideja e Vasilikes per dhenie pelqimi nga krimineli i denuar.‎ E shet edhe si ne perputhje me Konventen Europiane te Ekstradimeve. Por ka nje diference te vogel: Konventa kerkon qe garancia e rigjykimit te shihet rast pas rasti kur nuk jane siguruar te drejtat minimale te te denuarve ne mungese, ndersa neni i Xhafajt eshte rregull automatik qe pengon ekstradimin e cdo te denuari ne mungese nese nuk garantohet rigjykim. Kjo nxjerr nga loja marreveshjet e ekstradimit me Italine, ShBA dhe Mbreterine e Bashkuar.
Dhe ja ku jemi sot. Agron Xhafaj i denuar/i paekstraduar/i lire/ biznesmen, Fatmir Xhafaj ende Minister i Brendshem qe e mbron vellain sic i ka hije vellait, kuksianet qe arrestohen nga policet e Fatmirit ne mes te nates dhe Rama qe krenohet me ministrat e tij te brendshem qe vetem lloji i droges i diferencon: marihuane apo kokaine.‎ Mjere shqiptaret!

Modifikuar më E mërkurë, 16 May 2018 10:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...