Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një prononcim për mediat nga protesta që po zhvillohet para Ministrisë së Brendshme, ka paralajmëruar se çështja “Xhafaj” do të vijë dhe Rama do të pendohet për deklaratat që bëri sot.
Paloka tha se Rama bëri të njëjtën shfaqje, ashtu siç bëri edhe me Tahiri. Sipas tij Agron Xhafaj duhet të ishte arrestuar ndërkohë që në fakt po kërcënohet opozita.
“Ministrat janë të lidhur me krimin, si Tahiri dhe Xhafaj. E dëgjuat prapë me akuzat për median dhe opozita, jo ata që kryen krimet, por ata që i zbulojnë krimet. U kthye prapë te historia me agjentë rusë. Kapet Tahiri, apo Xhafaj, ai thotë do të përgjigjet opozita, por në fund do të përgjigjet ai. Është shprehja ku nuk parë asgjë, ai do të pendohet për deklaratat që bëri sot. Protesta e sotme është vetëm një hap. Kjo histori sapo ka filluar, Rama nuk ka parë gjë akoma.”, tha ndër të tjera Paloka.
“Rama mbajti qëndrimin e pritur. Shfaqjen e Ramës, e pamë edhe me Saimir Tahirin, kur i doli në mbrojtje kopilit të tij. Sot Saimir Tahiri është në arrest shtëpie. Të njëjtin fjalim, të njëjtin show pamë edhe sot për Xhafaj. Me argumente absurde mori në mbrojtje ministrin e tij sepse merr në mbrojtje veten. Një njeri që duhet të ishte arrestuar prej kohësh, deklaron se po shkon në Itali vetë, vullnetarisht. Pse? Sepse është shteti i Edi Ramës. Ndërkohë që duhet t’i ishin vënë prangat. Këtu kërcënohet opozita. E patë skandalin tjetër, kryeministri deklaroi se ka verifikuar përgjimin. Do ia dëgjojë krismën mbrapa. Të njëjtën gjë bëri dhe me Tahirin. Kupola dihet, ka në krye Edi Ramën. Të gjithë janë të lidhur me drogën e krimin. Mafia kështu funksionon, ka kodin e heshtjes. Nuk ka besë. Mafia të detyron të bësh një krim pastaj të fut në gjirin e saj”, deklaroi Paloka.
/55news.al/