Kryeagjitatori socialist, udhëheqësi trashëgimtar i stoqeve komuniste dhe njëherazi edhe kryetar i sipërmarrjes më të madhe të histori të drogës, si gjeli majë plehut, po flet për transformimin e ish muzeut të diktatorit komunist. Për komunistët kanë shumë rëndësi shenjat. Sidomos datat, vendet historike, varrezat, janë shkaqe të përditshme për të përkujtuar gjithnjë për mirë, të keqen e këtij vendi, diktaturën komuniste dhe shefin e saj Enver Hoxha. Por ky fjalim, aspak historik, por rutinor, nga ata që hidhen përditë e kot të koti në treg, vjen në kohën kur Rama e shndërroi vendin në një piramidë droge.
Piramida ka qenë një magazinë propagandistike e diktaturës e mbushur me lloj-lloj kotësish për të bërë me zor udhëheqës një prej shkatarraqëve më të mëdhenj të historisë së Shqipërisë. Edhe Rama i ka qejf magazinat.