Audio-përgjimi i publikuar para dy ditwsh nga Partia Demokratike ka tronditur politikën shqiptare, e në veçanti qeverinë.
Shumë mistere ka pasur lidhur me personat që kanë rënë pre e përgjimit, ku përveç vëllait të ministrit të Brendshëm të Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, janë edhe tre persona të tjerë që përmenden.
Për rolet e tyre, ka folur këtë mbrëmje e djeshme në ‘Studio e Hapur’, ish-kryeministri Sali Berisha, ku ka sqaruar se cilët janë atë.
Berisha thotë se Ermali që përmendet në audio-përgjim është një oficer policie, ndërsa ‘Toto qorri’ është një person që kishte një lokal të Uji I Ftohtë në Vlorë, dhe sipas Berishës, atë e njohin të gjithë.
“Ka problem këtu se dihet kush është ai Ermali, njëri është officer policie në Vlorë. Ka qenë në atë kohë oficer policie i njohur. Kurse i dyti është një person që i përket kësaj bote, e njeh e gjithë Vlora. E treta, kush ishte ky personi X, vinte nga Italia. Nuk ka falsifikim më të shëmtuar se ky që ka bërë Xhafaj, me këtë që ka bërë ky mund të strehohet në Shqipëri çdo terrorist i rrezikshëm në botë. Fatmir Xhafaj është një nga njerëzit më pa karakter të këtij vendi,” tha Berisha.