Është përgatitur një draft deklaratë e Samitit të përbashkët ndërmjet udhëheqësve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet nesër më 17 maj, në Sofje. Deklarata, e cila me shumë gjasa do të votohet e pandryshuar nga vendet e BE-së — konfirmon qëndrimin e Komisionit të Evropian për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në samit, BE do të konfirmojë mbështetjen e saj për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por kërkon më shumë përpjekje nga shtetet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe minoriteteve.
Më poshtë gjeni pikat kryesore të draft deklaratës:
– BE mirëpret vendosmërinë e vendeve të Ballkanit në zbatimit të ligjit, në veçanti në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mirëqeverisjes, si dhe në respektim e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve.
– BE mbështet vendet e BP-së në angazhimin e tyre për një fqinjësi të mirë dhe stabilitet në rajon, si dhe rritje të bashkëpunim të përbashkët.
– BE është e vendosur të forcojë dhe të rrisë angazhimin e saj në nivelin politik, ekonomik dhe ndryshim shoqëror në rajonin e Ballkanit, përfshirë edhe rritjen e ndihmës financiare për përparimin e prekshëm në zbatimin e ligjit dhe në reformat social-ekonomike në këto vende.
– BE dhe Vendet e BP-së ndajnë sfida të rëndësishme lidhur me sigurinë, të cilat kërkojnë aksion të koordinuar dhe të përbashkët.
– Lufta ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit, përfshirë financimin, radikalizmin dhe kthimin e luftëtarëve të huaj terroriste kërkon rritje të bashkëpunimi me BE dhe BP.
– BE dhe BP shprehen se rezultatet në luftën ndaj korrupsioni dhe krimit të organizuar janë thelbësore për ndryshimin politik dhe socio ekonomik të rajonit, ashtu si dhe për stabilitetit dhe sigurinë e rajonit, të cilat janë në interes të qytetarëve të këtyre vendeve.
– BE […] pret përparim të thellë të bashkëpunimit në këtë fushë, në veçanti […] në çështjet ku interesat e mëdha të përbashkëta janë në rrezik.
– Disinformimi dhe aktivitete të tjera hibride do të luftohen sëbashku përmes një bashkëpunimi më të madh në sigurinë kibernetike dhe komunikimin strategjik. /exit.al/