Ditën e djeshme në selinë blu u shfaqën oficerët e policisë gjyqësore për të sekuestruar CD me audiopërgjimin që Partia Demokratike publikoi në media. CD përmbante biseën e një ish-trafikanti me vëllain e Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, dhe biseda përqendrohej te gjetja e një sasie kanabisi për tu transportuar drejt Italisë.
Por kur të gjithë menduan se do të niste një hetim i mirëfilltë me subjekt dy trafikantë që bëjnë pazare kanabisi, sot Edi Rama zbuloi se veprimet e prokurorisë ishin për llogarinë e tij personale.
Në daljen e tij publike, Rama tregoi se kishte në duar përgjigjen e audio-përgjimit dhe sipas tij nuk ishte autentike. “Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore, mua ajo pergjigje më mjafton, për tju thënë juve se jemi para një akti mashtrimi të opinionit publik me një material jo autentik, me të cilin synon destabilimin e qeverisjes…”-tha Rama.
Në këtë mënyrë ka diktuar edhe raportin përfundimtar që do të dalë nga ekspertiza e Prokurorisë në lidhje me këtë çështje.
Në këtë rast qeveria kreu hetime paraprake, ndërkohë që audio-përgjimi i administruar në rrugë ligjore ëshët përdorur për llogari të Ramës. Në çdo rast, mos u çudisni aspak që edhe konkluzionet e prokurorisë së drejtuar nga Arta Marku të jenë të njëjta me përgjigjen e kryeministrit. Ky do jetë fati i këtij audio-përgjimi dhe kryeprokurorja “kukull” në duart e Ramës nuk do dalë mbi shefin e madh Rama. Për më shumë që edhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda drejton Donika Prela, shoqja e kryeprokurores.