×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Heqja e stendës së librit çam/ Berisha: Akt i pashembullt antikombëtar

E mërkurë, 16 May 2018 21:07

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale lidhur me heqjen e stendës së librit çam nga Panairi i Librit.

Ndërsa e konsideron një akt të pashembullt anti-kombëtar, Berisha shkruan në rrjetin social se “në përputhje me marrëveshjen dhe pranimin e diktatit grek për të zhdukur nga çdo gjë tekstet, shkrimet, fjalorin e gjuhës shqipe, fjalët Çamëri dhe çam në territorin e Shqipërisë, Edvin Kristaq Rama ka urdhëruar në një akt të turpshëm antikombëtar të hiqet nga panairi i librit, stenda e librit çam dhe baneri me fjalën Çamëri”.

Postimi i Ish-Kryeministrit Berisha në Facebook:

"Nje akt i pashembullt antikombetar!

Te dashur miq, ne perputhje me marreveshjen dhe pranimin e diktatit grek per te zhdukur nga çdo gje tekstet, shkrimet, fjalorin e gjuhes shqipe, fjalet Çameri dhe çam ne territorin e Shqiperise, Edvin Kristaq Rama ka urdheruar ne nje akt te turpshem antikombetar te hiqet nga panairi i librit, stenda e librit çam dhe baneri me fjalen Çameri.

Duke denuar kete akt te pashembullt ne historine tone, te cilin as vet Jorgo Zografi nuk e kishte ndermarre, u bej thirrje shqiptareve atdhetar te ngrihemi ne nje revolte te pergjithshme dhe te hedhim ne koshin e tradhetareve te historise Edvin Kristaq Ramen dhe kliken e tij! sb".

Login to post comments