×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Ja përse gënjyen Vlahutin dhe Xhafaj për nenin e ekstradimeve

E Enjte, 17 May 2018 10:14

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, deklaroi dje se, ndryshimet e Kodit Penal në nenin 491 janë bërë në përputhje me standardet evropiane. Deklaratën e saj, e cila kapërcen pozicionin e saj su ambasadore pasi bën komente të interpretimit të ligjeve dhe proceseve legjislative, u bë në mënyrë të çuditshme në Zërin e Amerikës në shqip. Ndër të tjera Zonja Vlahutin u shpreh:

Kjo masë është në përputhje me standardet europiane të përcaktuara nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, Konventa Europiane për Ekstradimin dhe Vendimi Kuadër i BE-së për Urdhër-Arrestin Europian.

Po dje, Minsitri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pohoi:

[K]jo pikë (f) e nenit 491, është një standard ndërkombëtar. Nuk e kemi shpikur dhe as jemi ne të vetmit. Është mot a mot përcaktimi i nenit 3, të Protokollit të Dytë Shtesë të Konventës Evropiane për Ekstradimin.

Neni 3 i Protokollit të Dytë Shtesë të Konvetës Evropiane për Ekstradim, thotë:

Kur një palë në këtë marrëveshje kërkon nga një tjetër palë ekstradimin e një personi me qëllim kryerjen e një dënimi apo një ndalimi të detyrueshëm nga një vendim i marrë kundër tij në mungesë, pala së cilës i drejtohet kërkesa mund të mos pranojë të ekstradojë personin për këtë qëllim nësë, në opinionin e saj, procedimi që ka çuar në vendimin gjykues nuk ka përmbushur të drejtat minimale të mbrojtjes që njihen si i drejtë e cdo kujt që është akuzuar për një vepër penale.

Sidoqoftë, ekstradimi duhet të jepet nëse pala kërkuese jep një sigurim që konsiderohet i mjaftueshëm për t’i garantuar personit të pretenduar të drejtën e një rigjykimi i cili respekton të drejtat e të mbrojturit. Ky vendim do të autorizojë palën kërkuese ose për të zbatuar vendimin në fjalë nëse personi i dënuar nuk paraqet kundërshti, ose, nëse ai paraqet kundërshti, për të ndërmarrë procedimin ndaj personit të ekstraduar.

Pika f e nenit 491 të Kodit të procedurës Penale thotë se kërkesa për ekstradim nuk pranohet:

f) kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit.

Pa i hyrë intepretimit ligjor, me një lexim të thjshtë është e qartë se Ambasadorija Vlahutin dhe Ministri Xhafaj nuk kanë të drejtë kur pretendojnë se përcaktimi ynë ligjor është i njejtë me atë të Konventës, pasi ai ndalon praktikisht çdo lloj ekstradimi për dënimet në mungesë, ndërsa Konventa njeh të drejtën e mos miratimit të tyre vetëm në rastin kur janë shkelur ëndë të drejtat e të dënuarit, shkruan exit.al.

Në thelb Konventa Europiane thotë se ekstradimi mund të mohoet kur pala që i bëhet kerkesa është e opinionit se gjykimi në mungesë nuk i ka garantuar të dënuarit të drejtat minimale të mbrojtjes që i takojnë çdo të akuzuari. Këto të drejta bazë përfshijnë:

Njoftimin e menjëhershëm për akuzën; pasjen e kohës së mjaftueshme dhe lehtësirave të mjaftueshme për të përgatitur mbrotjen dhe për të komunikuar me një avokat; dalja në gjyq pa vonesa të pajustifikuara; e drejta për të qenë i pranishëm në gjykim; për të patur ndihmë ligjore dhe falas nëse nuk e paguan dot; e drejta për të kundërpyetur dëshmitarët e akuzës; e drejta për përkthyes; e drejta për të mos dëshmuar kundër vetes; e drejta për të rishikaur dënimin nga një gjykatë më e lartë; e drejta e kompensimit nëse dënimi shpallet i padrejtë ose falet për shkak të procisit të parregullt.

Por edhe në këto raste, Konventa thotë se përsëri ekstradimi duhet të miratohet nëse nëse pala kërkuese jep garanci se do t’a rigjykojë atë me kërkesë të tij.

Kurse nene 49/f i Kodit tonë të Procedurës Penal thotë që ekstradimi nuk jepet në asnjë rastkur personi është gjykuar në mungesë. Edhe kodi përcakton se ekstradimi duhet të jepet kur ka garanci për rigjykim.

Përmbledhtas:

— Konventa përcakton se ekstradimi nuk jepet kur të dënuarit në mungesë i janë shkelur të drejtat që i takojnë çdo të pandehuri.

— Kodi ynë përcakton se ekstradimi nuk jepet në asnjë rast nëse i dënuari është gjykuar në mungesë.

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 10:18
Login to post comments