Kryetari i partisë Demokratike ka marrë fjalën në Parlament për të denoncuar absurdin se si Agron Xhafaj nuk u atrrestua edhe pse është i dënuar që në 2012-ën në Itali për trafik Droge. Basha foli për një tjetër skandal të Xhafaj-Rama duke premtuar se së shpejti do të mërret vesh. “Sot Fatmir Xhafaj duhet të ishte shkarkuar nga detyra, sot Agron Xhafaj duhet të ishte në arrest. Sot pasuritë e familjes Xhafaj duhet të ishin sekuestruar për burimin kriminal. Fatmir Xhafaj dhe Rama janë të zënë me punë të tjera, se çfarë do ta marrin vesh shumë shpejt” tha Basha.
Kryedemokrati publikoi disa fakte të ditura botërisht se Agron Xhafaj u mbruajt nga Ministri Xhafaj dhe nga Policia që varet nga ministri. “Fakte që Agron Xhafaj u kap nga nga DEA amerikane u mohua për vite me radhë, por u pranua dje nga Fatmir Xhafaj. U mohua për 5 vite me radhë se u dënua dhe u pranua sot.Është fakt se ai i ka ikur drejtësië dhe ka patur dijeni për të gjitha proceset e ndjekura nga Drejtësia. Agron Xhafaj nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim. Deri dje agron Xhafaj ishte ën Vlorë. Është fakt se Agron Xhafaj ndrroi identitetin e tij nga Agron në Geron,. Është fakt se ai vazhdonte aktivitetin kriminal të drogës” tha Bashha.