Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur ditën e sotme në Kuvend, ku ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Basha është shprehur se prej disa orësh i janë vënë pas dëshmitarit X, i cili ishte pjesë e audio-përgjimit, ku vëllai i Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj fliste për trafik droge.
Kreu i PD-së ka bërë me dije se ai po kërcënohet, ndërsa sqaroi policia është ngritur në këmbë, duke bërë terror.
“Jo siç ekstradohen të dënuarit. Me pranga në duar dhe të shoqëruar, por në avionin e linjës, që as nuk iu vunë prangat. 5 vjet pa i hyrë gjë në këmbë. Dhe pa pritur pas u publikuan faktet, përcillet me nderim dhe me mallëngjim. Pas fshihet pas kësaj ngjarje? Policia duhet ta kishte ndaluar. Prokuroria duhet ta kishte nisur hetimet. Prej 72 orësh dëshmitari x dhe familja e tij anë në presion të dyfishtë. E gjithë policia është vënën pas familjes së dëshmitarit dhe pas dëshmitarit. Policia e ka me detyrim ta ndalonte Agron Xafajn, prokuroria e ka për detyrë të hapë hetimet. Por kanë bërë diçka tjetër. Terror ndaj dëshmitarit x.
Nëse siç pretendon kryegjykatësi, kryeprokurori Rama, që audio-përgjimi nuk është i vërtetë, pasi i janë vënë pas. Nga e di policia e Xhafaës, nëse nuk do të ishte i vërtetë, pse i janë prapa dëshmitarit X? Pse? Nga e di, policia e Xhafës, kush është dëshmitari X? Kush ua tha? Ua tha Xhafaj, vëllai i madh dhe i vogël, se e dinë shumë mirë kush është dëshmitari X.”, tha Basha.
/55News.al/