Partia Demokratike ka njoftuar se në 13:30 do të ketë një konferencë urgjente për shtyp.
Në këtë seancë mësohet se PD do të publikojë prova të reja për Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se prej 72 orësh po kërcënohet Dëshmitari X, i cili ishte pjesë e përgjimit të vëllait të Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, u kap duke folur për drogë.
Po ashtu, Basha ka paralajmëruar prova të reja lidhur me Ministrin e Brendshëm, prova këto që do të publikohen në orën 13:30. /55News.al/