×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Përqafime me Vuçiç, bisedë me Cipras... çfarë do të tregojë Rama me videon nga Sofja

E Enjte, 17 May 2018 12:44

Ndonëse politika në vend ‘zien’, ku opozita kërkon shkarkimin e ministrit Fatmir Xhafaj, për shkak të vëllait të tij të implikuar dhe dënuar për trafik droge në Itali, Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bullgari, ku po merr pjesë në Samitin mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Vetëm një ditë më parë kërcënoi deputetët e opozitës me burg dhe deklaroi hapur se nuk lëshon më asnjë ministër të inkriminuar, pavarësisht se kush ja kërkon...

Sot që aktualiteti politik në Tiranë po zien, Rama ka vendosur që të flasë në një tjetër mënyrë, duke treguar me anë të një videoje nga Sofja se ai ka “aleatë të fortë” në Ballkan.

Pas miqësisë dhe vasalitetit të treguar ndaj Erdoganit, tani Rama po mundohet që të gjejë aleatë edhe te fqinjët e tjerë në Ballkan, për të zbutur sado pak realitetin politik që po flet i gjithi kundra tij në Shqipëri.

Në një kohë që përditë për ministrat e qeverisë “Rama” dalin fakte të reja me foto dhe video për ministra e të afërm të tyre të inkriminuar, kryeministri orvatet që aleancat dhe lobimet t’i bëjë gjetkë, nëpër kancelaritë e Europës qoftë duke paguar, ashtu edhe në samitet me liderët e Ballkanit. 

Rama ka publikuar një video në Facebook, ku shfaqet duke u takuar më personalitete dhe zyrtarë që marrin pjesë në samtin e Sofjes.

Rama shfaqet duke u përqafuar me presidentin serb Vuçiç, si dhe bisedon me kryeministrin grek Aleksandër Cipras.

“Në Samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor”,- shkruan Rama.

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 13:04

Video

Login to post comments