Policia e Fatmir Xhafajt, ka shoqëruar për në polici nën terror bashkëpunëtorin X, i cili regjistroi vëllain e ministrit të Brendshëm duke folur për trafik droge.
Ndërsa policia ka zbuluar identitetin e tij, pasi ua ka shpërndarë emrin mediave, duke i rrezikuar jetën atij dhe familjes së tij.
Sot kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se bashkëpunëtori X është ne terror nga bandat e Xhafajt dhe nga presioni i policisë.
“Policia ka marrë urdhër nga vëllezërit Xhafaj, prej 72 orësh dëshmitari x dhe familja e tij janë në presion të dyfishtë, të bandës Xhafaj dhe terrorin policor, e gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë atij” – tha Basha nga foltorja e Kuvendit.
Video u publikua para 4 ditësh, ku dëgjohej Agron Xhafaj, teksa fliste me një tjetër për pazare droge.
Pas publikimit të kësaj video, Rama dhe Xhafaj e përzunë atë drejt Italisë, ku është i dënuar me 7 vite burg për trafik droge. /55News.al/