Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka akuzuar Ramën për ndërhyrje në punët e prokurorisë.
Sipas tij, mbrotja e krimit dhe mafies duke degrinuar denoncuesit, është misioni i qeverisë Rama.
“Kjo histori ngjan si dy pika uji me ate te Dritan Zaganit , Habilajve dhe Tahirit.
Zagani nuk ishte “me skede te rende kriminale” as “ i multidenuar” por kjo nuk e pengoi Ramen qe jo vetem ta denigronte por edhe ta burgoste pasi ai guxoi te denonconte Habilajt si trafikante dhe lidhjet e tyre me Tahirin.”, u shpreh Paloka në reagimin e tij në Facebook.
Sakaq, ai shtoi se fundi i kësaj qeverie është shumë i afërt.
Postimi i plotë:
Rama i suli palacot , te pafytyret, letyrat . Misioni nuk ndryshon ; te mbrohet krimi dhe mafia duke sulmuar dhe denigruar denoncuesit e krimit.
Gjithshka perseritet pa asnje ndryshim.
Sot deshmitari qe fakton lidhjen e Xhafajve me trafikun e droges u quajt “mashtrues” “me skede te rende kriminale” etj, etj.
Nderkohe u urdherua prokuroria politike te arrestoje dhe te kerkoj denimin e deshmitarit.
Kjo histori ngjan si dy pika uji me ate te Dritan Zaganit , Habilajve dhe Tahirit.
Zagani nuk ishte “me skede te rende kriminale” as “ i multidenuar” por kjo nuk e pengoi Ramen qe jo vetem ta denigronte por edhe ta burgoste pasi ai guxoi te denonconte Habilajt si trafikante dhe lidhjet e tyre me Tahirin .
Sot gjithshka tha Zagani eshte vertetuar nga antimafia italiane ...nepermjet pergjimeve.
Rama po perdor te njejten skeme te felliqur dhe me deshmitarin e Xhafajve. Fundi do te jete i njejte, por kete here dhe per Ramen vete.