Ditën e sotme është ndarë nga jeta Fatmir Hoxha, ish- i përndjekur politik dhe Kryetar i Partisë të të Drejtave të Mohuara e Re.
Hoxha u nda nga jeta pas luftës së gjatë me një sëmundje, ndonëse luftoi për 24 ditë me rradhë me vdekjen.
Kjo humbje ka nxitur reagimin e Kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi, i cili përmes një postimi në “facebook” shkruan se Hoxha do të mbahet mend si njeri energjik, i patrembur, antikonformist dhe pasionant i pandreqshëm në mbrojtje të bindjeve të tij.
Postimi i Belind Këlliçit
Sot dua te ndaj nje lajm te trishte per te gjithe demokratet. Miku im, antikomunisti i betuar e politikani fisnik Fatmir Hoxha, babai i anetarit te kryesise se FRPD Indrit Hoxha, nderroi jete ne menyre te parakohshme. Fatmiri nuk arriti ta mposhte dot semundjen qe i mori jeten, edhe pse luftoi per me shume se 24 dite me rradhe me vdekjen. Per mua dhe shumekend qe pati fatin ta njohe, ai do te mbetet ne kujtese gjithmone si nje njeri energjik, plot humor e hare, i patrembur, antikomformist dhe pasionant i pandreqshem ne mbrojtje te bindjeve te tij.
Ne emer te FRPD dua ti shpreh ngushellimet me te sinqerta dhe te ndjera, Indritit dhe familjareve e te dashurve te Fatmirit.
Varrimi behet diten e shtune, ora 11:00, ne Tufine. Adresa e vizitave ne familje eshte: Tregu elektrik, rruga "Sali Nivica".