×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Alibeaj: Ja pse gazetari e solli përgjimin te PD-ja

E Enjte, 17 May 2018 22:09

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka rrëfyer autorësinë e audio-përgjimit të bërë Agron Xhafajt.

Ai pranon se përgjimi nuk është bërë nga Albert Veliu, por nga një gazetar.  “Përgjimet janë bërë nga gazetarët. Falë Zotit në këtë vend ka edhe gazetarë trima”, deklaroi Alibeja ai në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Por pse një gazetar do të dërgonte tek PD një përgjim të tillë?

“Se tek policia është Fatmir Xhafaj, tek Partia Socialiste është Rama dhe kush ngel që audio-përgjimi të publikohej”, tha ai.

Në vijim deputeti demokrat rendit njëra pas tjetrës të gjitha akuzat e Partisë Demokratike ndaj Fatmir Xhafajt këto ditë, të cilat thotë se janë provat logjike të vërtetësisë së audio-përgjimit.

“Vendosim ngjarjet në kronologji. Ngjarja e parë, vëllai e ka një vendim gjyqësor të dënuar më 25 shtator 2012, për trafik ndërkombëtar droge, kokaine dhe hashashi. Nuk është as skenar as strategji. Erdhën provat dhe u mblodhën të gjitha bashkë.

Ne e nisëm me të parën, me vendimin e autoriteteve italiane. Nuk pyetën për këtë. Provuam dhe nxorrëm pjesën tjetër, ligjin që ka ndërhyrë që të mos ekstradohej. Ka edhe ca të tjera veç nenit 491/f. E treta, dy provat e fundit jashtë çdo dyshimi që vëllai i vet, jo vetëm vazhdon huqin e vjetër kriminal, por është Pashai i Vlorës.

Ka linjë logjike tek të gjitha provat. Si Xhafaj, si Rama u betuan dhe stërbetuan që kjo nuk është e vërtetë”, tha Alibeaj.

Login to post comments