×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Noka: Arsyeja pse u publikua sot video-përgjimi është...

E Enjte, 17 May 2018 22:22

Deputeti demokrat Flamur Noka, ka thënë se audio përgjimi dhe video e publikuar sot janë autentike.

I ftuar në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, Noka u shpreh se video e sotme u publikua pas deklaratës së bërë një ditë më parë nga Rama dhe Xhafaj të cilët u shprehën se materiali është i montuar.

“Dje me nxitim të madh Rama hodhi një gënjeshtër që të krijojë një tymnajë që qytetarët të merren me atë dhe që të ike vëmendja nga e vërteta.

Në darkë vazhduan analistë të qeverisë për të bërë tymnajë.

Ajo është video është origjinale.

Video dhe audio janë autentik, personat janë real, njëri prej tyre është Agron Xhafaj, tjetri është Albert Veliu.

Tentuan të mashtrojnë, prandaj nxorëm videon”, tha Ndoka.

Login to post comments