Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është parë ditën e sotme të shkojë në zyrën e drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prelajt.
Tashmë ajo çfarë kishte paralajmëruar Partia Demokratike lidhur me “Bashkëpunëtorin X”, i cili doli me zë dhe me figurë dhe denoncoi Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm, për trafik droge, kryeprokurori Edi Rama ka urdhëruar manipulimin e provave.
Dhe për këtë, ai ka çuar as më pak e as më shumë se Drejtorinë e Policisë, tek Krimet e Rënda, ku dihet se do të jetë kjo Prokurori që do hetojë Agron Xhafajn.
Dihet e tashmë edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda është vendosur në diktatin e Ramës, pas largimi të Besim Hajdarmatajt.
Shkarkimi i Hajdarmatajt dhe vënia e Donika Prelës është bërë për të kontrolluar prokurorinë e Krimeve të Rënda, e rrjedhimisht për ta vënë në dorë të pushtetit të Edi Ramës.
Lëvizjet e Ramës, vijnë në një kohë, kur dëshmitari që denoncoi Agron Xhafajn, Albert Veliu ka pohuar edhe një herë se audio-përgjimi në fjalë është i vërtetë.
Ai ka qenë ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës, i cili ka dëshmuar se zërat në përgjimin në fjalë, janë të tij edhe të Agron Xhafajn.
Më pas, ai është drejtuar drejt Krimeve të Rënda, i shoqëruar nga dy avokatët, Artan Murrizi dhe Ivi Kaso. /55News.al/