Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë e PD, aleatët opozitarë të partisë. Në qendër të takimit do të jetë aksioni i përbashkët i opozitës për largimin e ministrit Xhafajt pas implikimit të tij në çështjen e të vëllait.
Një ditë më parë, opozita bllokoi Parlamentin, ndërsa paralajmëroi protesta për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm. Po një ditë më parë, demokratët publikuan edhe një intervistë, me audio dhe video, të dëshmitarit X, tashmë të prezantuar me emrin Albert Veliu. Opozita pritet të dalë pas kësaj mbledhjeje, me një qëndrim për hapat që do të ndjekë në vijim. /55news.al/