Një tjetër denoncim është bërë për vëllanë e kryeministrit Rama, por këtë herë për lojrat e fatit.
Përmes një postim në “facebook” Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari për Olsi Ramën dhe për Drejtorin e Autoritetit Të mbikqyrjes së Lojrave të Fatit Zhani Çakulli.
Në postim shkruhet se Olsi Rama së bashku me drejtorin e komanduar të “Edviniot” janë duke zhvatur në mënyrë kriminale paratë e shqiptarëve. “per Cdo license te re Narkotrafikantet marrin 500€, korrupsioni shkon akoma me tej, deri tek 'Loja me qen' qe me ligj nuk eshte loj fati.” shkruan qytetari dixhital.
Postimi I plotë:
Olsi Rama dhe Çakulli fusin ne lojrat e fatit edhe ‘lojen e qenit’, presin gjoba ne te kater anet!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Doktor Pershendetje! Doja t'ju informoja per korrupsionin galopant dhe vjedhjes se parave te shqiptareve qe grabiten ne menyre mafioze nga vellai i Narkotrafikantit Rama. Olsi Rama se Bashku me Drejtorin e Komanduar nga Edvini te Autoritetit te Mbikeqyrjes se Lojrave Te Fatit (AMLF), Zhani Cakuli, zhvatin ne menyre kriminale parate nga xhepat e shqiptareve. Kam informacion te sigurt se me bekimin e Olsi Rames, Dr.i AMLF ka hapur pika bastesh qe menaxhohen nga nj zyrtar me inicialet K.D. Nje pjese e madhe e kazinove jane pa licensa dhe ne Cdo kazino ka njesi te pakoluduara e te partegjistruara. Madje per Cdo license te re Narkotrafikantet marrin 500€, korrupsioni shkon akoma me tej, deri tek 'Loja me qen' qe me ligj nuk eshte loj fati. Eshte nje CD qe futet ne server dhe ne te ka aksionet e veta Cakuli. Eshte thjeshte nje cope leter bakalli qe shfrytezohet per klasifikimin e saj si loj fati por qe me ligj nuk eshte. Loja me qen konsiderohet si Loja vdekjeprurese e shoqerise shqiptare ne bixhoz pasi eshte loje per nivelin e ulet te shoqerise qe nuk e kuptojne pasi luhet me pak lek por qe Arrin ne shuma teper te larta te cilat pervetesohen nga dyshja e siper permendur. Faleminderit nese e publikoni dhe Respekte per ju Doktor”