Po ti z.Rama a e pyet vëllain?

Premte, 18 May 2018 20:26

Që prej marrjes së mandatit si kryeministër I Shqipërisë në vitin 2013 vëllai I Ramës u shpërngul nga Amerika për të jetuar në Shqipëri. Deri pak muaj më parë kur mori detyrën si drejtor i sport-klub Partizanit, ai ka qenë I “papunë”, ndërsa përgjithë këtë kohë është akuzuar për një sërë çështjes të cilat mbeten pa përgjigje e pikërisht për këtë arsye thotë z.Kryeministër se ministri I tij nuk ka pse të përgjigjet për të vëllain.

Ndërsa gjatë gjithë kësaj kohe Olsi Rama është implikuar në shumë çështje krimi e droge kryeministri ka heshtur, e po në heshtje ka pastruar llumin e të vëllait, e duke qenë se është mësuar me të tillë ‘ligj’ dhe në krye të ministrisë më të rëndësishme ka vendos njerëz që i përngjajn.

Pas akuzave të partisë demokratike për përfshirjen e tij në linjën e trafikut të kokainë kolumbiane dhe specifikisht, si “peshku i madh” i sasisë rekord prej 613 kg të kapur në Maminas, ai dha një përgjigje të dobët e cila i shtonte edhe më shumë dyshimet për vërtetësinë e akuzave të opozitës.

Një tjetër përfshirje e vëllait të Ramës në vitin 2016 , në aferën e Tvsh me një propozim qindra milionësh për menaxhimin e TVSh kaloi përsëri në heshtje ,me mbrojten e ‘vëllait të madh’.

Një tjetër rast ku u implikua Olsi Rama ishte , blerja e hotel Plazës në Tiranë, ku u akuzua nga opozita se pas kompanive kineze fshiheshin si ortak Olsi Rama dhe Gaz Demi. Po ashtu tjetër akuzë është edhe koncesioni abuziv npërmjet të cilit Edi Rama i ka dhënë të vëllait kontrollin e aktiviteteve të lojëra të fatit me qëllim pastrimin e parave të pista.

Të tilla çështje ku është implikuara Olsi Rama ndër vite, kanë kaluar në heshtje të plotë, edhe pse opozita shpeshherë i ka ngritur këto akuza, për të treguar të vërtetën lakuriqe, pas gjithë këtyre çështjeve ku është përfshirë Olsi Rama, mw vjen nw mendje vetwm njw pyetje po ti z.Rama a e pyet vëllain? /55news.al

Modifikuar më Premte, 18 May 2018 20:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...