Rama i del sërish kundër Presidentit Trump

Saturday, 19 May 2018 09:48

Tritan Shehu nëpërmjet një statusi në "Facebook ", ka denoncuar Kryeministrin e vendit dhe Ministrin e Jashtëm, për qëndrimin kundër Presidentit Trump dhe SHBA- së në Takimin e Organizatës së Koperacionit Islamik.

Në deklaratën e fundit të (OIC) sulmohet ashpër qeveria e SHBA dhe presidenti i saj, deklaratë e cila është votuar edhe nga përfaqësuesi i vendit tonë në Turqi, ambasadori Gent Gazheli.

Bazuar në këtë veprim, nënkryetari i Komisionit të Jashtëm në Kuvend, Tritan Shehu akuzon qeverinë shqiptare se ka dëmtuar rëndë interesat e kombit.

Statusi i plotë:

Zz. Kryeminister dhe Minister i Jashtem, keni shkelur ne “derrase te kalbur” dhe demtuar rende interesat e Kombit tone perseri:

Me poshte do te gjeni tekstin e plote te Deklarates se mbremeshme te Takimit te Organizates se Koperacionit Islamik (OIC), te miratuar dhe nga perfaqesuesi juaj aty.

Ajo deklarate eshte e mbushur me sulme ekstreme ndaj ShBA, administrates amerikane e Presidentit Trump (per te mos permendur dhe ato ndaj Izraelit).

Ne keto kushte te renda cenuese edhe te Sigurise sone Kombetare, ju duhet te shpreheni qartesisht nese e mbeshtesni ate deklarate, kete goditje te rende ndaj Partnerit tone kryesor Gjeostrategjik.

Ne fakt ajo e tille demton edhe vete procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.

Heshtja juaj tashme nuk i sherben asgjeje, as loja e “mbretit lakuriq”...

Dicka ne fund, perfaqesuesi juaj ishte gjithashtu i pranishem edhe gjate inagurimit te Ambasades amerikane ne Jeruzalem, disa dite me pare.

A ja bete te ditur kete fakt dje organizatoreve, pjesemareseve te OIC-se, hartuesve te asaj deklarate??? /55news.al/

Modifikuar më Saturday, 19 May 2018 14:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...