Në mbledhjen e sotme me kryetarët e degëve, kreu i PD-së Lulzim Basha ka dhënë edhe direktivat e para lidhur me orgaznimin për protestën e madhe që do të zhvillohet me 26 Maj për largimin e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.
Protesta është vendosur që të mbahet në orën 11:00, por ende nuk është përcaktuar vendi se ku do të mblidhet turma e protestuesve.
Kreu i PD-së nuk ka dashur të vendosë një vende të caktuar, pasi kjo varet në veprimet që do të marrë Xhafaj deri me 26 Maj.
Kështu nëse ai nuk jep dorëheqjen protesta do të zhvillohet para Ministri të Brendshëm, nëse ai largohet nga qeveri, atëherë protesta do të zhvillohet para Kryeministrisë.
Një ditë më parë, kreu i PD-së tha se protesta e 26 Majit do të jetë fundi i Edi Ramës. /55News.al/