Berisha: Alket Hyseni shkatërron lulishten për të ndërtuar lokal

Saturday, 19 May 2018 13:23

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme deputetin e PS-së, Alket Hysenin, i cili bashkë me policinë, po shkatërrojnë lulishte në Ksamil.

Ai ka publikuar edhe një video që ia ka dërguar qytetari dixhital, ku duket shkatërrimi i një lulishteje për të ndërtuar lokalin e tyre.

Reagimi i Berishës:

Ja se si banda e Alket Hysenit bashke me policinë e Fatzi Droges shkaterrojne lulishten ne Ksamil.

Ndiqni videon dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

"Pershendetje doktor, sot banda e ALKET HYSENIT me policine e shtetit ne krye ,pa asnje lloj dokumentacioni ne sy te shume turistave kane shkatruar lulishten para nje lokali ne ksamil duke ju bere presione njerzve pereth ,Derri do plumb doktor dhe thirjes jote per armatosjen e popullit i jap plotesisht te drejt .Alket Hyseni apo kushdo tjeter qe fshihet pas kesaj ska me i gezu." /55News.al/

Modifikuar më Saturday, 19 May 2018 13:32

Video

Login to post comments