“Pres që Prokuroria të konfirmojë se audio-përgjimi është një sajesë” Kështu tha Edi Rama mesditëne sotme duke i çuar urdhër Kryeprokurores Arta Marku dhe shoqes së saj në krye të Krimeve të Renda Donika Prela. “Konfrimim” shkruajti Rama në statusin në Facebook.
Në këtë mënyrë ai ka diktuar edhe raportin përfundimtar që do të dalë nga ekspertiza e Prokurorisë në lidhje me këtë çështje. Institucioni i akuzës ka nisur proces vlerësimi të audio-përgjimit me personazh Agron Xhafajn dhe një skafist të dënuar në Itali për trafik droge.
Pak ditë më parë Rama tregoi se kishte në duar përgjigjen e audio-përgjimit dhe sipas tij nuk ishte autentike. “Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore, mua ajo pergjigje më mjafton, për tju thënë juve se jemi para një akti mashtrimi të opinionit publik me një material jo autentik, me të cilin synon destabilimin e qeverisjes…”-tha Rama.
Kreu i qeverisë në mënyrë publike i çoi mesazh kryeprokurores Arta Marku se konkluzionet e akuzës duhet të jenë ashtu sikurse e tha Rama. “Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e këtij inçizimi”, deklaroi kryeministri.
Gjithçka duket e qartë pasi kryeprokurorja Arta Marku edhe me urdhër nga “lart” duhet të vendosë ashtu sikurse e dikton kryeministri. Në këtë rast qeveria po kryen hetime “paralele”, pasi audio-përgjimi duhet të është administruar në rrugë ligjore dhe më pas të caktohen ekspertë të pavaruar të cilët do e merrnin në analizë. Në çdo rast, mos u çudisni aspak që edhe konkluzionet e prokurorisë së drejtuar nga Arta Marku të jenë të njëjta me përgjigjen e kryeministrit. Ky do jetë fati i këtij audio-përgjimi dhe kryeprokurorja “kukull” në duart e Ramës nuk do dalë mbi shefin e madh Rama. Për më shumë që edhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda drejton Donika Prela, shoqja e kryeprokurores.