Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka marrë pjesë sot në nisjen e maratonëss së gjashtë në Berat. Presidenti është shprehur se pjesëmarrja e gjeneratave të ndryshme nga gjithë trevat shqiptare tashmë është traditë e krijuar në Berat.
“Maratona është disiplina sportive që kërkon forcë, rezistencë, durim, besim dhe vizion për të arritur një finish të suksesshëm. Uroj pjesëmarrësit dhe bashkinë e Beratit për traditën e krijuar”, tha Presidenti Meta, duke i premtuar organizatorëve që vitin e ardhshëm do të jetë njeri ndër garuesit e maratonës.