Ylli Manjani ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama lidhur me shfajësimet që përdor së fundmi pas publikimit të video-përgjimit të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Papërgjegjshmëria e Edi Ramës e ka emrin BALE.
Vite më parë çuni i BALES i hapi digën e liqenit artificial dhe përmbyti Tiranën.
Sot BABALJA i hapi digën e liqenit të rrenave që ka krijuar me trafikun e drogës dhe përmbyti Shqipërinë.
Nga Bashkia në Qeveri është gjithnjë një BALE për tu fajsuar.
Sa të jetë BALJA nëpër këmbë, Ai ska faj...”, ka shkruar Manjani në një postim në “facebook”.