Rrjeti më i madh televiziv gjerman ZDF i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë, ku përshkruan mbytjen e vendit nga plehrat.
Reportazhi është publikuar në faqen zyrtare të ZDF në Facebook me mbishkrimin: Shqipëria ka një problem të madh: plehrat- aty ku askush nuk duhet të jetë.
Ajo që duhet si një film apokaliptik, kërcënon njeriun dhe natyrën”.
Ndërsa ish kryeministri Berisha, thotë se qeveritarët siçilistë vazhdojnë vjedhjen e taksave që paguajnë qytetarët për pastrimin dhe plehrat!
Ndër të tjera ai shton se regjimi i narkoshtetit kundërmon në Evropë.
Postimi i plotë:
Rregjimi i narkoshtetit kundermon ne Europe:
Droge, plehra/plehra, droge
Rrjeti me i madh televiziv gjerman ZDF pershkruan mbytjen e vendit nga plehrat, si apokalis.
Nderkohe qeveritaret siçiliste vazhdojne vjedhjen e taksave qe paguajne qytetaret per pastrimin dhe plehrat!
Ketu me poshte keni reportazhin e rrjetit televizive ZDF. sb
“Reportazhi i ZDF: Shqipëria para një apokalipsi
Kanali i njohur gjerman ZDF i ka kushtuar një reportazh të gjatë problemit të ndotjes së ambientit dhe plehrave që kanë pushtuar vendin tonë.
Reportazhi është publikuar edhe në faqen zyrtare dhe faqen e FB të këtij rrjeti, shoqëruar me shënimin:
Shqipëria ka një problem të madh: plehrat- aty ku askush nuk duhet të jetë.
Ajo që duhet si një film apokaliptik, kërcënon njeriun dhe natyrën”.