×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Noka, thirrje qytetarëve: Të ngrihemi në protestë kundër qeverisë së krimit

Diel, 20 May 2018 15:46

Partia Demokratike dhe partitë e tjera të opozitare kanë vendosur që në 26 maj të zhvillojnë një protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kjo protestë do të mbahet për të kërkuar largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm, pas publikimit të një audio-regjistrimi ku shfaqet vëllai i tij, Agron Xhafaj, në një bisedë për trafikun e drogës.

Sipas Partisë Demokratike, kjo provë tregon implikimin e Agron Xhafajt në trafikun e drogës, ndërkohë që vëllai i tij është ministër i Brendshëm.

Për këtë protestë ka reaguar deputeti i PD-së, Flamur Noka, i cili përmes një komenti në rrjetet sociale ka përsëritur ftesën drejtuar qytetarëve për të marrë pjesë masivisht.

 “Të ngrihemi dhe të protestojmë, të ngrihemi e të refuzojme këtë qeveri të krimit , drogës e korrupsionit . Të ngrihemi të gjithë së bashku”, shkruan Noka në rrjetin social “facebook”.

26

Modifikuar më Diel, 20 May 2018 15:59
Login to post comments