Ministrat e Ramës dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Taulat Balla, kanë filluar procesin sovjetik të “llogaridhënies”, sipas parimit “pushteti buron nga populli dhe i takon popullit”. Duke parasysh sa për formë shprehjen “kur flet masa, nuk flet burokracia”, ministrat e Ramës merren me reforma sportelesh, por nuk thonë asgjë sa para kanë bërë dhe si po e varfërojnë përditë e më shumë këtë vend. Në kohën kur vendi është dhënë si asnjëherë tjetër me koncesion, kur droga ka bërë hatanë si kurrë në histori, kur korrupsioni është bërë i atillë sa nuk ka libër që e përshkruan dhe kur Shqipëria po shpopullohet si në kohën e turkut, është e pashembullt kjo që bëjnë ministrat. Ata duhet ta nisin nga vetja. Ky ishin në vitin 2013 e ku janë sot. ta nisë jo vetëm beu i Surrelit, por edhe qehallarët e tij të pushtetit që marrin shembull nga ai.