Deputetët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji së bashku me këshilltarin ligjor Gazmend Bardhi janë thirrur të paraqiten ditën e sotme në Prokurori në lidhje me audio përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm.
Tre zyrtarët pritet që të paraqiten sot në orën 10:00 në ambientet e Prokurorisë për Krime të Rënda.
Prokuroria i kishte thirrur të enjten e shkuar zyrtarët demokratë por për shkak të angazhimeve të tyre me seancën plenare, orari u shty.
Të martën e kaluar oficeret e policisë gjyqësore morën audio-përgjimin e publikuar dhe kanë nisur hetimet për verifikimin e saj. Në audio përgjim PD pretendon se vëllai i Fatmir Xhafës, Agron Xhafaj, bën pazare me një person tjetër për trafikun e drogës.