Ish-Presidenti Nishani: Të mos harrohet sakrifica dhe rezistenca e heronjve të Spaçit

Hënë, 21 May 2018 11:56

Ish-presidenti Bujar Nishani me rastin e 45 vjetorit të revoltës së Spaçit kundër regjimit komunist, përmes një statusi në ‘Facebook’ ka theksuar se nuk duhet të harrohet sakrifica dhe rezistenca e heronjve të asaj kohe.

REAGIMI I NISHANIT

Sot 45 vjet nga revolta e Spaçit kundër krimeve, torturave, poshtërimeve të një regjimi monstruoz ndaj patriotëve dhe shqiptarëve të ndershëm që kërkonin lirinë, dinjitetin dhe përparimin.

Nderim dhe mos harresë ndaj sakrificave dhe rezistencës së heronjve të asaj kohe.

Të mos lejojmë që historia të përsëritet në forma të ndryshme por të dhimbshme për shqiptarët.

 

Login to post comments