Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar pak minuta më parë se një tjetër audio-përgjim do të publikohet së shpejti
“Edi Rama është i i kapur nga krimi dhe ka marrë rolin e Prokurorit të Përgjithshëm. Kjo qeveri përfaqëson trafikantët. Rama duhet të lironte nga detyra Ministrin e Brendshëm. Largimi i Xhafajt në Itali, ishte lëvizje për t’i shpëtuar drejtësisë”, tha ndër të tjera Noka në fjalën e tij në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë.